Kur pritet të arrijnë tanket e para të aleatëve perëndimorë në Ukrainë

Bota

Kur pritet të arrijnë tanket e para të aleatëve perëndimorë në Ukrainë

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Batalioni i parë i tankeve Leopard 2 mund të dërgohet në Ukrainë brenda tre ose katër muajve të parë të këtij viti, ka thënë një zyrtar i lartë gjerman.

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius tha se të paktën një batalion mund të dorëzohet deri në muajin mars ose prill, i përbërë nga rreth 31 tanke.

Berlini ka pranuar të dërgojë 14 tanke të prodhimit gjerman ndërsa u ka dhënë leje edhe të tjerëve të furnizojnë me këtë armatim forcat ukrainase, raporton skynews.

Gjermania ka vendosur gjithashtu të bashkojë fondet me Danimarkën dhe Holandën për të blerë të paktën 100 tanke të vjetra Leopard 1 për Ukrainën.

Tanket perëndimore mendohet se janë më të fuqishme dhe më të afta se ato të epokës sovjetike që po i shfrytëzon aktualisht Ukraina.

Ndryshe, aleatët perëndimor pritet t’ua dorëzojnë mbi 300 tanke shtetit ukrainas, të cilët po përballen me pushtimin rus që nga 24 shkurti i vitit të kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat