I riu gjendet i vdekur me qese plastike në kokë, dyshohet si pasojë e lojës erotike

Bota

I riu gjendet i vdekur me qese plastike në kokë, dyshohet si pasojë e lojës erotike

Më: 12 janar 2023 Në ora: 20:49
Ilustrim

Një brazilian 27-vjeçar u gjet i vdekur në një shtrat në një shtëpi në via Marinetti në Milano, me një qese plastike në kokë.

Alarmin për karabinierët e ka dhënë një 71-vjeçar që e priste prej disa ditësh në shtëpi dhe me të cilin mësohej se kishte konsumuar drogë.

I riu i gjetur i vdekur, prej disa ditësh ishte mysafir i të moshuarit dhe mes të dyve do të kishte pasur marrëdhënie seksuale.

71-vjeçari italian, me rekorde të pastra, u tha karabinierëve se djali brazilian ishte tashmë i vdekur kur erdhi në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat