Rrahja brutale mes dy grave dhe një burri në Australi, vizitorët e qendrës tregtare shikojnë me habi

Bota

Rrahja brutale mes dy grave dhe një burri në Australi, vizitorët e qendrës tregtare shikojnë me habi

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 15:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Para një qendre tregtare në qytetin australian Brisbane, dy gra dhe një burrë janë filmuar duke u rrahur brutalisht.

Punonjësit e qendrës përfshirë edhe fëmijët që ishin kalimtarë rasti, u shokuan kur panë rrahjen brutale që po ndodhte para dyerve të qendrës.

Rrahja filloi në parkingun e qendrën Bowen Point Plaza, rreth 1.100 kilometra në veriperëndim të Brisbanes.

Në video shihen skenat brutale ku dy gra rrihen dhe në këtë rrahje përfshihet edhe një burrë.

Është interesant se njëra nga gratë rrihej sikur të ishte luftëtare profesioniste e MMA-së, duke e goditur gruan tjetër me gjunjë në bark.

Në anën tjetër, policia në Queensland ka bërë të ditur se nuk ka patur ndonjë raportim për rrahje në këtë qendër tregtare, e pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat