​Terminali i parë gjerman LNG filloi furnizimin me gaz në rrjet

Bota

​Terminali i parë gjerman LNG filloi furnizimin me gaz në rrjet

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 18:39
Ilustrim

Terminali i parë lundrues i magazinimit dhe rigazifikimit të Gjermanisë (FSRU) në Wilhelmshafen, i operuar nga Uniper, ka filluar dërgimin e gazit natyral të lëngshëm LNG të rigazifikuar në rrjet, raporton portali LNGPrime.

Terminali lundrues Hoe Esperanca, me një kapacitet prej 170.000 metra kub LNG, mbërriti në Wilhelmshafen më 15 dhjetor dhe Uniper dhe partnerët e tij e vunë në punë objektin dy ditë më vonë.

Uniper menaxhon objektin në emër të qeverisë gjermane. Para se të mbërrinte në Wilhelmshafen, terminali lundrues Esperanza mori një ngarkesë me LNG në Spanjë.

Uniper njoftoi se furnizimi i 165.000 metra kub gaz është i mjaftueshëm për të furnizuar rreth 80.000 familje gjermane gjatë vitit. Në të ardhmen, Hoe Esperanza do të furnizojë çdo vit rrjetin gjerman të gazit me të paktën pesë miliardë metra kub gaz natyror.

Kjo është rreth gjashtë për qind e kërkesës së Gjermanisë për gaz dhe në këtë mënyrë do të zëvendësohet rreth 11 për qind e importit të gazit të Gjermanisë nga Rusia, tha Uniper.

Kjo kompani gjithashtu pret që cisterna e parë e ngarkuar me 174.000 metra kub LNG të ankorohet në terminalin lundrues në Wilhelmshaven në fillim të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat