Njëzet e shtatë trupa të hedhur buzë rrugës në Zambia

Bota

Njëzet e shtatë trupa të hedhur buzë rrugës në Zambia

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Trupat e 27 personave, që besohet se janë emigrantë nga Etiopia, janë hedhur buzë rrugës në zonën Ngëerere në veri të kryeqytetit të Zambisë, Lusaka.

Besohet kanë vdekur nga uria dhe lodhja e tepërt ndërsa ishin në tranzit, tha zëdhënësi i policisë Danny Mwale për BBC.

Një i mbijetuar i gjetur është dërguar me urgjencë në spital.

Zambia është një pikë tranziti për migrantët, kryesisht nga Briri i Afrikës, të cilët duan të arrijnë në Afrikën e Jugut.

Mwale tha se banorët e Ngwerere gjetën trupat të dielën në orën 06:00 me kohën lokale. Ai shtoi se policia beson se emigrantët janë shtetas etiopianë bazuar në dokumentet e identitetit të gjetura në to.

“Hetimet tona paraprake tregojnë se një numër i përgjithshëm prej 28 personash, të gjithë meshkuj të moshës 20 deri në 38 vjeç, u hodhën në Meanwood Nkhosi përgjatë rrugës Chiminuka në zonën Ngwerere nga persona të panjohur”, tha policia në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat