20 të plagosur pasi protestuesit dhe policia përleshen në Peru disa ditë pas rrëzimit të presidentit

Bota

20 të plagosur pasi protestuesit dhe policia përleshen në Peru disa ditë pas rrëzimit të presidentit

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 12:39
Protesta në Peru

Të paktën 20 persona, duke përfshirë katër oficerë policie, u plagosën të shtunën në përleshjet mes protestuesve dhe policisë në qytetin jugor peruan të Andahuaylas në Ande.

Zyra e Ombudsmanit njoftoi në Twitter se po punonte me personelin shëndetësor për të verifikuar nëse të lënduarit kishin marrë “kujdes të duhur mjekësor në spitalin e qytetit”, por nuk dha detaje për lëndimet, raporton CNN.

Ai tha se një numër njerëzish ishin arrestuar, por nuk tha se sa.

Ndërkohë, Policia Kombëtare njoftoi se dy efektivët e policisë të kapur robër nga protestuesit tashmë janë liruar dhe po vlerësohen nga personeli mjekësor.

Arsyeja e protestës së së shtunës nuk është ende e qartë, por Andahuaylas është një nga disa qytete në vend ku banorët dolën në rrugë këtë të premte në mbështetje të ish-presidentit Pedro Castillo i cili u rrëzua nga pushteti në fillim të kësaj jave, sipas informacionit të dhënë në media nga Ministria e Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat