Bota

WSJ: Fitorja e Rusisė nė zgjedhjet e Gjeorgjisė

Bota Sot | 03.10.2012 17:39
WSJ: Fitorja e Rusisė nė zgjedhjet e Gjeorgjisė

Tė hėnėn, qytetarėt nė ish-republikėn sovjetike tė Gjeorgjisė kanė votuar nė zgjedhjet qė vėzhguesit ndėrkombėtarė i kanė cilėsuar si mė konkurrueset dhe mė tė besueshmet nė historinė e vendit. Sipas rezultateve, koalicioni opozitar Ėndrra Gjeorgjiane, i udhėhequr nga miliarderi Bidzina Ivanishvili, ka shėnuar fitore tė papritur ndaj partisė pro-perėndimore tė presidentit pro-amerikan, Mikhail Saakashvili.

Kėshtu nis shkrimin e pėrditshmja “Wall Street Journal”.

Gazeta kujton se tė martėn pasdite, presidenti Saakashvili, me bustin e Ronald Reaganit nė sfond, ka pranuar humbjen dhe ėshtė zotuar se do tė ndihmojė fituesit tė formojnė qeverinė e re. Me kėtė deklaratė, ai ka sfiduar parashikimet e opozitės dhe tė kritikuesve tė tij nė Perėndim, tė cilėt e kanė karakterizuar si njė autokrat qė fshihet prapa retorikės demokratike.

Sipas “Wall Street Journal”, zgjedhjet dhe transferimi qė pritet tė jetė paqėsor i pushtetit, paraqesin fitore pėr demokracinė nė Gjeorgji, por edhe pėr fqinjin verior tė vendit - Rusinė, e cila ka tė ngjarė tė rrisė ndikimin e saj nė Gjeorgjinė e qeverisė sė re.

Megjithatė, Rusia, e cila ka pushtuar Gjeorgjinė nė vitin 2008 dhe ende mban 20 pėr qind tė territorit tė saj, nuk ka qenė kryesorja nė mendjet e votuesve. Nė mesin e dhjetėra gjeorgjianėve tė intervistuar, asnjėri nuk ka pėrmendur luftėn me Rusinė apo orientimin perėndimor tė zotit Saakashvili si ēėshtje qė pėrcaktojnė votėn e tyre, shkruan “Wall Street Journal”. Sipas gazetės, ankesa mė e shpeshtė e tyre kundėr qeverisė ka qenė papunėsia.

Pavarėsisht reformave tė brendshme tė Saakashvilit - tė cilat kanė reduktuar nė mėnyrė drastike krimin dhe korrupsionin, si dhe kanė hapur vendin pėr biznese ndėrkombėtare - shkalla e varfėrisė nė Gjeorgji mbetet pėrafėrsisht e njėjtė me kohėn kur ai ka ardhur nė pushtet, mė 2003.

Derisa lidhjet perėndimore tė Gjeorgjisė nėn sundimin e Saakashvilit mund tė mos kenė qenė faktor pėr humbjen e tij, ato, megjithatė, do tė vuajnė pasojat, shkruan gazeta. Kjo, sepse zoti Ivanishvili, i cili ka bėrė pasuri nė Rusi nė vitet 1990, gjatė privatizimit tė ekonomisė post-sovjetike, do tė shkojė nė drejtim rivėnies sė Gjeorgjisė nėn ndikimin e Moskės.

Gazeta kujton se Ivanishvili, kur ka bėrė publike hyrjen e tij nė politikėn gjeorgjiane, ka premtuar se do tė shesė pasurinė e tij nė Rusi. Por, mėnyrat se si i ka bėrė ai paratė, nuk janė e vetmja gjė qė ngre dyshime pėr riorientimin e politikės sė jashtme tė Gjeorgjisė. Sipas gazetės, deklaratat e Ivanishvilit dhe tė disa anėtarėve tė koalicionit tė tij politik shprehin afėrsi me Rusinė dhe antagonizėm ndaj Shteteve tė Bashkuara.

Vitin e kaluar, Ivanishvili i ka thėnė gazetės “Economist” se Gjeorgjia ėshtė mė pak demokratike se Rusia. Pėr mė tepėr, sipas Ivanishvilit, Qeveria gjeorgjiane ka nisur luftėn e vitit 2008 me Rusinė, pėr shkak tė Osetisė sė Jugut.

Para zgjedhjeve, vijon “Wall Street Journal”, Ivanishvili ka shkruar njė letėr kėrcėnuese pėr ambasadorin amerikan nė Tbilisi, duke kėrkuar qė ai tė ndalojė Institutin Kombėtar Demokratik, tė financuar nga SHBA-ja, dhe Institutin Ndėrkombėtar Republikan nga realizimi i sondazheve, pasi rezultatet nuk ishin nė favor tė dėshirave tė tij. Sipas gazetės, Ivanishvili nuk ka kritikuar kurrė publikisht as presidentin e Rusisė, Vladimir Putin, i cili nuk ėshtė njė figurė popullore nė Gjeorgji.

Nė konferencėn pėr gazetarė, tė martėn pasdite, Ivanishvili ka fajėsuar Saakashvilin pėr bėrjen e Gjeorgjisė “lojtar gjeopolitik” dhe ka premtuar marrėdhėnie mė tė mira me Rusinė - tė cilat do tė bien nė kurriz tė sovranitetit tė Gjeorgjisė pėr aq kohė sa Putini mbetet nė pushtet, shkruan gazeta.

Sipas saj, duke pasur parasysh fqinjin e tyre dhe madhėsinė e vendit tė tyre, gjeorgjianėt nuk mund tė fajėsohen se dėshirojnė tė shmangin gjeopolitikėn. Por, zmbrapsja e vendit tė tyre nga rruga drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian mund tė jetė katastrofė.

Reformat liberale dhe standardet demokratike, qė parashtron integrimi perėndimor, kanė efekt pozitiv nė vendet nė periferi tė Evropės. Nėse Gjeorgjia vazhdon rrugėn e Perėndimit, ajo mund tė bėhet si Polonia ose Republika Ēeke – dikur satelitė sovjetikė, tani demokraci tė fuqishme. Nėse shkon rrugės sė Rusisė, ajo do tė bėhet si Ukraina dhe Bjellorusia, e para regjim kuazi-autoritar, e dyta diktaturė e vėshtirė, thuhet nė artikull.

Kremlini, me vite, ka bėrė pėrpjekje tė destabilizojė Gjeorgjinė dhe tė largojė qeverinė e saj pro-perėndimore nga pushteti. Me fitoren e Bidzina Ivanishvilit, Moska ka shėnuar fitore, shkruan “Wall Street Journal”.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus