Protesta të dhunshme antiqeveritare në Peru, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Bota

Protesta të dhunshme antiqeveritare në Peru, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 14:26
Peru

Mijëra njerëz kanë marshuar në protesta antiqeveritare në kryeqytetin e Perusë, Lima.

Policia e Perusë ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që kanë bllokuar gjithë vendin, raporton BBC.

Demonstruesit po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Pedro Castillo, për shkak të akuzave për korrupsion. Udhëheqësi i krahut të majtë, i cili papritur fitoi pushtetin vitin e kaluar, është subjekt i gjashtë hetimeve penale.

Peruja po përballet me një sërë çështjesh ekonomike, duke përfshirë shpenzimet spirale të jetesës.

Gjithashtu, vendi është goditur në mënyrë disproporcionale nga Covid-19 dhe niveli i varfërisë do të  edhe më i lartë në dy vitet e ardhshme, thotë Banka Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat