Qeveria irlandeze do t’i paguajë dy mijë artistë me pagë javore për tri vjet

Bota

Qeveria irlandeze do t’i paguajë dy mijë artistë me pagë javore për tri vjet

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Qeveria irlandeze ka filluar t’i paguajë dy mijë artistë me një pagë javore prej 325 eurosh.

Kjo vjen si përgjigje nga një task force nga Catherine Martin, ministre e Kulturës e Irlandës, si masë për këndelljen e artit nga “dëmi i paprecedentë”, i shkaktuar nga pandemia e kovidit.

Muzikantët, artistët pamorë, shkrimtarët, valltarët, aktorët dhe ata që luajnë në film janë mes pranuesve anonimë që janë zgjedhur nga një grup i rëndomtë.

Iniciativa ‘Të ardhura bazike për artet’ do të zgjasë për tre vjet dhe do t’i kushtojë shtetit 25 milionë euro, sipas raportimeve nga BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat