​Singapori po ndërton një termocentral që përdorë fuqinë e valës së detit

Bota

​Singapori po ndërton një termocentral që përdorë fuqinë e valës së detit

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Gjigandi japonez i anijeve Nippon Yusen Kaisha do të merr pjesë në një projekt energjetik në Singapor që do të përdorë fuqinë e valës së detit.

Një projekt pionier për vendin, i udhëhequr nga kompania shtetërore Bluenergy Solutions, fokusohet në zhvillimin e një sistemi energjetik të bazuar në lëvizjen e baticave.

Skema e ndërtimit parashikon turbina me tre tehe, pjesë të të cilave ngjajnë me ato të përdorura në fermat me erë, por të vendosura nën ujë.

Kompania japoneze njoftoi se do të punojë në tri fusha si pjesë e projektit jashtë rrjetit të shpërndarjes: në ruajtjen e energjisë, vlerësimin e kostos së prodhimit të energjisë elektrike dhe efikasitetin e saj, shkruan CNBC.

E themeluar në vitin 1885, kompania japoneze merret, ndër të tjera, me transportin me anije të materialeve me shumicë, transportin ajror dhe logjistikën e transportit.

Projektet si ato të planifikuara për Singaporin janë në fazat e tyre të hershme, por Azia është tashmë shtëpia e termocentralit në liqenin Sihwa të Koresë së Jugut.

Termocentrali filloi të funksionojë në vitin 2011 dhe është termocentrali më i madh që përdorë valët e ujit në botë. Prototipi i parë i këtij lloj termocentrali u ndërtua në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se teknologjitë detare kanë potencial të madh, por shtoi se nevojitet mbështetje shtesë nga vendimmarrësit politikë për kërkimin dhe zhvillimin për të ulur kostot.

Ocean Energy Europe tha në fillim të këtij viti se 2.2 megavat "fuqi e baticës" u instaluan në Evropë vitin e kaluar, krahasuar me vetëm 260 kilovat në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat