Drejtoi sulmet e 11 shtatorit/ SHBA ‘heqin qafe’ liderin e al-Kaedës, Ayman al-Zawahirin

Bota

Drejtoi sulmet e 11 shtatorit/ SHBA ‘heqin qafe’ liderin e al-Kaedës, Ayman al-Zawahirin

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 00:15
Bin Laden dhe Ayman al-Zawahiri

Shtetet e Bashkuara kanë vrarë Ayman al-Zawahirin, liderin e al-Kaedës dhe një nga terroristët më të kërkuar në botë, i cili mbikëqyri sulmet e 11 shtatorit 2001, së bashku me themeluesin e grupit, Osama bin Laden

Sipas zyrtarëve amerikanë, Bin Laden dhe Ayman al-Zawahirin iu shpëtuan forcave amerikane në Afganistan në fund të vitit 2001 dhe vendndodhja e Zawahirit nuk dihej prej kohësh.

Bin Laden u vra në një bastisje të forcave amerikane në Pakistan në vitin 2011.

Sipas Associated Press, nuk bëhet e ditur se ku dhe kur Zawahiri u vra dhe cili element i qeverisë amerikane e kishte kryer misionin.

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Presidenti Biden do ta jepte një prononcim për mediat për “një operacion të suksesshëm kundër terrorizmit”, por nuk e përmendi Zawahirin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat