Çfarë po ndodhë? Zyrtarët e Putinit po vdesin një nga një në rrethana misterioze

Bota

Çfarë po ndodhë? Zyrtarët e Putinit po vdesin një nga një në rrethana misterioze

Nga: M.L. Më: 22 korrik 2022 Në ora: 09:19
Vladimir Putin

Një ish-gjeneral-major i shërbimit sekret rus me sa duket u gjet i vdekur në Moskë të mërkurën, përcjell “Bota sot”. Yevgeny Lobachev († 76) doli për një shëtitje nga banesa e tij dhe nuk u kthye, raportojnë disa media.

Trupi u gjet në një shkallë.

Pranë trupit është gjetur një pistoletë. Prandaj, versioni zyrtar i autoriteteve është vetëvrasje.

Supozohet se Lobachev kishte probleme shëndetësore dhe financiare.

Në Rusi, njerëzit e rangut të lartë po vdesin vazhdimisht nga një vdekje misterioze. Disa javë më parë, gjeneralmajori i shërbimit të huaj të inteligjencës, Lev Sotskov, u gjet i vdekur në banesën e tij.

Mësohet se edhe ai ka qëlluar veten. Disa oligarkë të tjerë kishin vdekur më parë nga vetëvrasja e supozuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat