Tragjike/ Foshnja 6 muajshe mbytet në ujë, babai e futi në vaskë dhe doli të pinte cigare

Bota

Tragjike/ Foshnja 6 muajshe mbytet në ujë, babai e futi në vaskë dhe doli të pinte cigare

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 21:10
Ngjarja ka ndodhur në Queenslang, Australi, për shkak të pakujdesisë së babait

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Australi, ku një foshnje 6 muajshe ka humbur jetën tragjikisht, pasi u mbyt në një vaskë ku ishte futur nga babai i saj për ta larë.

Ngjarja ka ndodhur në Queenslang, Australi, për shkak të pakujdesisë së babait, i cili pasi e futi vogëlushen në vaskën e mbushur me ujë, doli të pinte cigare dhe “e humbi” kohën duke kontrolluar Facebook-un.

Kur u kthye në tualet, ai e gjeti vajzën pa ndjenja, ndërsa qëndronte pezull me fytyrën të zhytur në ujë. Ai lajmëroi ambulancën, megjithatë, foshnja kishte ndërruar jetë.

Nëna e vogëlushes ishte e divorcuar nga babai i saj, ndërsa vajza ishte në kujdestarinë e saj, teksa babait i ishin caktuar ditë të veçanta kur ai takonte vogëlushen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat