​Ukraina: Rusia ka shkatërruar 370 qendra kulturore

Bota

​Ukraina: Rusia ka shkatërruar 370 qendra kulturore

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, 100 ditë më parë, Moska ka shkatërruar 370 objekte kulturore, deklaroi ministri i Kulturës dhe Informacionit, Oleksandr Tkachenko, gjatë një konference për shtyp.

“Ne kemi një regjistër të monumenteve të kulturës që kanë qenë të dëmtuara apo të shkatërruara gjatë luftës dhe po i kontrollojmë këto të dhënat në faqen e internetit të ministrisë”, deklaroi ai.

”Po kështu, kemi vërejtur se 370 monumenteve të kulturës janë shkatërruar. Trupave ruse nuk u intereson kultura. Ata thjesht i shkatërrojnë”, theksoi Tkachenko.

Tkachenko përmendi rastin e 7 majit të kaluar kur trupat ruse hodhën një raketë në Muzeun Përkujtimor Kombëtar në Skovorodynivka.

Në lidhje me këtë, administrata shtetërore rajonale ka hapur një mbledhje fondesh për restaurimin e muzeut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat