Nën tytat e armëve, rusët po i detyrojnë ukrainasit të evakuohen drejt Rusisë

Bota

Nën tytat e armëve, rusët po i detyrojnë ukrainasit të evakuohen drejt Rusisë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 12:51
Rusët po i detyrojnë ukrainasit të evakuohen drejt Rusisë

Ushtarët rusë po detyrojnë refugjatët ukrainas të evakuohen drejt shtetit rus.

Kështu së paku ka deklaruar zëvendësministrja e Jashtme ukrainase, Emine Dzheppar, e cila ndau edhe një video në Twitter.

Ushtarët rusë shihen duke kryer një “evakuim të dhunshëm” të civilëve drejt territorit të Rusisë.

“Nën tytat e armëve, pushtuesit rusë kryejnë “evakuim” të detyruar të civilëve në territorin e Rusisë. Njerëzve u ndalohet të largohen nga pika e grumbullimit dhe autobusët”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Theksojmë se deri më tani mbi katër milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe janë strehur në shtete të ndryshme të botës.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme material.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat