​Pas Jill Biden, edhe kryeministri kanadez arrin në vizitë të papritur në Ukrainë

Bota

​Pas Jill Biden, edhe kryeministri kanadez arrin në vizitë të papritur në Ukrainë

Më: 8 maj 2022 Në ora: 16:49
Justin Trudeau

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka bërë një udhëtim të papritur në Irpin, ka njoftuar kryebashkiaku lokal Oleksandr Markushyn.

Ai në një deklaratë në Telegram tha se ka takuar Trudeau, “i cili erdhi në Irpin për të parë gjithë tmerrin që pushtuesit rusë i shkaktuan qytetit."

Irpin, i cili ndodhet në veriperëndim të kryeqytetit Kiev, u mbajt përkohësisht nga trupat ruse në fillim të luftës përpara se të tërhiqeshin nga rajoni.

Vizita e Trudeau vjen pasi ai dhe presidenti amerikan Joe Biden nënvizuan angazhimin e tyre për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për pushtimin e saj në Ukrainë në një telefonatë të premten.

Gjatë bisedës, udhëheqësit diskutuan gjithashtu përpjekjet për t'i ofruar ndihmë sigurisë Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë.

Sot për vizitë të papritur në Ukrainë ishte edhe Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden, transmeton Sky News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat