Zelenskyy i kundërpërgjigjet Lavrovit për komentet rreth origjinës së Hitlerit

Bota

Zelenskyy i kundërpërgjigjet Lavrovit për komentet rreth origjinës së Hitlerit

Më: 2 maj 2022 Në ora: 23:54
Volodymyr Zelenskyy

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka kritikuar sugjerimin e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov se Adolf Hitler kishte origjinë hebreje.

“Nuk kam fjalë…” tha Zelenskyy në fjalimin e tij të mbrëmjes, shkruan Sky news përcjell "Bota sot".

"Askush nuk ka dëgjuar asnjë mohim apo justifikim nga Moska. Gjithçka që kemi prej andej është heshtja... kjo do të thotë se udhëheqja ruse ka harruar të gjitha mësimet e Luftës së Dytë Botërore.

"Ose ndoshta ata kurrë nuk i kanë mësuar ato mësime." Zelenskyy është vetë hebre, por Rusia ka thënë vazhdimisht se dëshiron të "denazifikojë" Ukrainën, duke filluar nga lidershipi i saj.

I pyetur për këtë më herët, ministri i jashtëm rus kishte thënë: "Pra, kur thonë "Si mund të ekzistojë nazifikimi nëse jemi hebrenj?" Sipas mendimit tim, Hitleri gjithashtu kishte origjinë hebreje, kështu që nuk do të thotë absolutisht asgjë.

Për disa herë ne kemi dëgjuar nga populli hebre se antisemitët më të mëdhenj ishin hebrenj”.

Vërejtjet që atëherë janë dënuar nga udhëheqësit perëndimorë si të pavërteta dhe absurde./ M.L.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat