Lavrov: Mediat perëndimore keqinterpretojnë kërcënimet ruse

Bota

Lavrov: Mediat perëndimore keqinterpretojnë kërcënimet ruse

Nga: M.H. Më: 1 maj 2022 Në ora: 22:48
Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë,Sergei Lavrov thotë se vendi nuk i ka bllokuar përpjekjet për të parandaluar luftën bërthamore.

"Mediat perëndimore keqinterpretojnë kërcënimet ruse," tha Sergei Lavrov, duke folur në rusisht nëpërmjet një përkthyesi italian në TV italian.

Rusia nuk i ka ndërprerë kurrë përpjekjet për të arritur marrëveshje që garantojnë se një luftë bërthamore nuk do të zhvillohet kurrë, tha Lavrov.

Lavrov përsëriti pretendimet e Rusisë se vendi është i motivuar nga garantimi i sigurisë për ukrainasit pro-rusë në lindje dhe se po lufton kundër nazizmit në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat