Kilianët protestojnë kundër migrantëve nga Venezuela

Bota

Kilianët protestojnë kundër migrantëve nga Venezuela

Më: 31 janar 2022 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Mijëra kilianë kanë dalë për të protestuar në qytetin Iquique duke i valëvitur flamujt kilianë dhe duke e kërkuar dëbimin e atyre që i quajnë kriminelë të huaj.

Disa madje i shqyen tendat ku po strehohen migrantët nga Venezuela, dhe njëri madje u rrah nga turma.

Është shënuar një rritje e numrit të venezuelasve që kanë ikur nga vendi i tyre pas kolapsimit ekonomik, dhe kanë vajtur në Kili.

Protesta ka mbledhur katër mijë njerëz dhe ata qenë nxitur nga një video ku shihen dy policë kilianë duke u sulmuar në një pikë kufitare nga dilerët venezuelas të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat