Dy anije mallrash përplasen në Detin Baltik – mediat sjellin detajet

Bota

Dy anije mallrash përplasen në Detin Baltik – mediat sjellin detajet

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Dy anije mallrash u përplasën të hënën në Detin Baltik midis ishullit danez të Bornholm dhe qytetit jugor suedez të Ystad, tha të hënën Qendra e Operacioneve të Përbashkëta të Mbrojtjes Daneze.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njëra anije ishte e regjistruar në Danimarkë dhe tjetra ishte britanike.

Anija daneze dukej se ishte “me kokë poshtë”. Në bord kishte dy persona dhe statusi i tyre nuk dihej, tha qendra.

Ndërkohë që anija britanike ishte ende funksionale dhe ekuipazhi ishte i sigurt, është thënë më tej.

Incidenti ndodhi në ujërat territoriale suedeze dhe Danimarka po ndihmonte autoritetet suedeze për shpëtimin.

Një varkë shpëtimi është nisur nga ishulli Bornholm dhe një helikopter është dërguar gjithashtu nga pala daneze.

Agjencia suedeze e lajmeve TT citoi një zëdhënës të rojës bregdetare suedeze të thoshte se njëra prej anijeve ishte 90 metra e gjatë dhe tjetra 55 metra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat