Australia dhe Koreja e Jugut nënshkruajnë një marrëveshje mbrojtjeje – në vlerë prej 1 miliard dollarësh australianë

Bota

Australia dhe Koreja e Jugut nënshkruajnë një marrëveshje mbrojtjeje – në vlerë prej 1 miliard dollarësh australianë

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 07:46
Scott Morrison dhe Moon Jae-In

Kryeministri australian Scott Morrison dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-In nënshkruan të hënën një kontratë mbrojtjeje prej një miliard dollarësh australiane.

Sipas mediave të huaja, marrëveshja kërkon që kompania koreane e mbrojtjes Hanwha të sigurojë 30 armë artilerie vetëlëvizëse, 15 automjete furnizimi me municion dhe radarë për të zbuluar artilerinë e armikut, tha qeveria australiane në një deklaratë.

“Aftësia kryesore e automjeteve të reja është të qëllojnë dhe të lëvizin shpejt, duke shmangur kundërsulmin e armikut. Ky projekt do të nënkuptojë një rritje të konsiderueshme të nivelit të fuqisë së zjarrit dhe sigurisë për aftësinë e artilerisë australiane”, tha ministri i Mbrojtjes, Peter Dutton.

Marrëveshja me vlerë 1 miliard dollarë australianë (717 milionë dollarë amerikanë) është kontrata më e madhe e mbrojtjes e arritur midis Australisë dhe një kombi aziatik, sipas mediave lokale.

Moon ndodhet në territorin e kryeqytetit australian në një vizitë katër-ditore për të shënuar 60-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Kanberrës dhe Seulit.

Australia dhe Koreja e Jugut do të përmirësojnë lidhjet e tyre në një “partneritet strategjik gjithëpërfshirës” gjatë vizitës, thanë të dy qeveritë.

Australia ka partneritete strategjike gjithëpërfshirëse, ose ekuivalentët e tyre, tashmë me ASEAN-in, Kinën, Fixhin, Francën, Gjermaninë, Indinë, Indonezinë, Japoninë, Malajzinë dhe Papua Guinenë e Re.

Moon është lideri i parë ndërkombëtar që viziton Australinë që kur kufizimet kufitare të vendosura për shkak të pandemisë janë lehtësuar.

Marrëveshja e mbrojtjes pritet të krijojë të paktën 300 vende pune në Australi. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat