Në bregdetin e Amerikës Verilindore arrin stuhia Henry

Bota

Në bregdetin e Amerikës Verilindore arrin stuhia Henry

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

 

Stuhia tropikale Henry arriti në bregdetin verilindor të SHBA të dielën, duke goditur me shi dhe erëra të fuqishme.

Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) njoftoi se stuhia goditi bregdetin pranë qytetit Westerly në shtetin e Rhode Island, dhe era arriti një shpejtësi prej rreth 95 kilometrash në orë.

Guvernatori i Rhode Island Dan McKee tha se ai priste "pasoja serioze nga erërat e forta, ndërprerjet e energjisë dhe përmbytjet" në mëngjes.

Një paralajmërim për uragan është lëshuar për Long Island, Rhode Island dhe Connecticut.

Një paralajmërim për përmbytje është lëshuar për më shumë se 35 milionë njerëz.

NHC e shpalli Henry një uragan të shtunën, por ai u dobësua në një stuhi tropikale të dielën dhe ka të ngjarë të vazhdojë të dobësohet.

Edhe pse uraganet janë të zakonshëm këtë vit në SHBA, ato zakonisht ndodhin më në jug.

Presidenti Joe Biden ka premtuar ndihmën e shtatë shteteve në rrugën e stuhisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat