Sidnej me rekord të rasteve të Covid

Bota

Sidnej me rekord të rasteve të Covid

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Sydney raportoi një numër rekord të rasteve të reja Covid-19 dhe pesë vdekje nga virusi të enjten, pasi autoritetet zgjeruan bllokimin në qytetin më të madh të Australisë dhe në rajonet fqinje, raporton France24.

Gjashtë javë pasi pesë milionë banorëve të Sidneit iu tha të qëndronin në shtëpi, numri i infeksioneve të reja në shtetin e New South Wales u rrit në 262, raporti më i madh ditor që nga fillimi i pandemisë.

Zyrtarët shëndetësorë thanë se pothuajse të gjitha rastet e reja ishin në Sidnei, por një pjesë e vogël e infeksioneve në rrethe të tjera e shtynë kryeministren e shtetit Gladys Berejiklian të zgjerojë kufizimet e qëndrimit në shtëpi.

Pesë teste pozitive në Newcastle - një qytet bregdetar me 320,000 njerëz në veri të Sidneit - i shtynë autoritetet të mbyllin shkollat dhe t'u thonë banorëve të qëndrojnë në shtëpi për të paktën një javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat