​Përhapja e variantit “Delta” fut në shtetrrethim Australinë

Bota

​Përhapja e variantit “Delta” fut në shtetrrethim Australinë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 21:12
Australi

Qytetarët në Australi po protestojnë kundër kufizimeve të rrepta anti-COVID për shkak të përhapjes së variantit “Delta”.

Protestuesit bllokuan rrugët dhe u mblodhën jashtë bashkisë së Sidneit. Autoritetet në vend njoftuan se janë arrestuar 57 persona.

Rreth gjysma e popullsisë australiane është nën shtetrrethim, për rreth 4 javë. Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në Sllovaki kundër rregullave të reja të vaksinimit.

Policët përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit qe po përpiqeshin të hynin në ndërtesën e parlamentit dhe një polic u plagos.

Edhe në Francë vazhdimisht ka pasur protesta kundër masave anti-COVID, dhe madje janë sulmuar 2 qendra vaksinimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat