U ndaluan tubimet në ambiente të mbyllura, besimtarët myslimanë në Turqi i shpërfillin urdhrat – ndërhyn policia për t’i shpërndarë në xhami

Bota

U ndaluan tubimet në ambiente të mbyllura, besimtarët myslimanë në Turqi i shpërfillin urdhrat – ndërhyn policia për t’i shpërndarë në xhami

Më: 3 maj 2021 Në ora: 19:51

Në rajonin Gaziantep në juglindje të Turqisë, ka shpërthyer një “konflikt” brenda një xhamie ku kishin marrë pjesë besimtarët që ishim mbledhur dhe njëherit anëtarët e fondacionit Furqan”, që kundërshtuan urdhrat e policisë.

Duke marrë parasysh që Turqia është në izolim total dhe ndër tjerash ndalon tubimet në ambiente të mbyllura, anëtarët e organizatës Furqan kishin shprehur pakënaqësinë e tyre me vendimin e Recep Tayyip Erdoganit dhe partisë së tij.

Lideri i organizatës ka bërë të ditur se ndalesat e tubimeve në xhami, nënkuptojnë njëherit edhe mohimin e lirive fetare. E si shenjë proteste, anëtarët e organizatës ishin mbledhur në një prej xhamive të Gaziantep për ta falur “akshamin”, duke u zotuar se do të respektojnë masat e distancës fizike dhe bartjen e maskës brenda xhamisë.

Megjithatë, pa kaluar shumë kohë, forca të shumta të policisë u futën në xhami duke urdhëruar besimtarët që të shpërndahen. E kur ata refuzuan ta bëjnë një gjë të tillë, u përleshën me policinë që u detyrua të përdor sprej për sy për të shpërndarë turmën. Mediat turke raportojnë se policët që kanë përdorur sprej dhe gaz lotsjellës janë suspenduar.

Ndryshe Turqia i është nënshtruar izolimit më të rreptë që do të zgjasë tri javë. Si pjesë e masave të reja epidemiologjike, zyrtarët e këtij vendi kanë ndalur tubimet e besimtarëve brenda xhamive.

E udhëtimet brenda vendit do të jenë të mundura me leje të veçanta – kurse transporti publik do të funksionojë me vetëm 50 për qind të kapaciteteve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat