Produktet për menstruacionet falas në Zelandën e Re

Bota

Produktet për menstruacionet falas në Zelandën e Re

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 00:33
Kryeministrja Jacinda Ardern

Të gjitha shkollat ​​në Zelandën e Re do të ofrojnë produkte falas për menstruacionet. Autoritetet janë të shqetësuar se disa studente kanë lënë orët mësimore sepse nuk kanë mundësi të blejnë produkte të tilla si tampona.

Masa ndjek një program pilot të suksesshëm vitin e kaluar në 15 shkolla. Kryeministrja Jacinda Ardern ka bërë të ditur se të rinjtë nuk duhet të humbin arsimin e tyre për shkak të diçkaje që është një pjesë normale e jetës për gjysmën e popullsisë.

Sipas BBC, një në 12 të rinj në Zelandën e Re nuk kanë mundësi që të blejnë produkte të tilla për shkak se janë me të ardhura të ulta dhe nuk e përballojnë dot.

Sigurimi i produkteve të menstruacioneve falas është një mënyrë që qeveria mund të adresojë varfërinë, të rrisë frekuentimin e shkollës dhe për të patur edhe një ndikim pozitiv në mirëqenien e fëmijëve.

Skema do t’i kushtojë qeverisë së Zelandës së Re 18 milion dollarë dhe kjo do të nisë nga qershori. Nëntorin e kaluar, Skocia u bë vendi i parë në botë për të ofruar produkte të tilla falas për vajzat përfshirë këtu edhe në vendet publike.

Në Angli, tamponët falas u përhapën në të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme vitin e kaluar. Një pjesë e shteteve të SH.B.A. kanë miratuar gjithashtu ligje që urdhërojnë që produktet për menstruacionet të sigurohen në shkolla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat