Alarmon ministri britanik: Ka mbi 4,000 variante të koronavirusit

Bota

Alarmon ministri britanik: Ka mbi 4,000 variante të koronavirusit

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 13:52
Foto Ilustrim

Ministri britanik i vendosjes së vaksinave kundër Covid-19, Nadhim Zahawi ka thënë se ka mbi 4,000 variacione të koronavirusit në të gjithë botën dhe kjo ka bërë që shkencëtarët në AstraZeneca dhe Pfizer të përpiqen të përmirësojnë vaksinat e tyre.

Mutatet, të cilat duket se po përhapen shpejt përfshijnë të ashtuquajturat variante britanike, afrikano-jugore dhe braziliane. 

Zahawi i tha Reuters se është shumë e vështirë që vaksina aktuale të mos jetë efektive në variantet e reja të këtij virusi.

Ai gjithashtu tha që të gjithë prodhuesit e vaksinave, përfshirë Modern, Pfizer-BioNtech dhe Oxford-AstraZeneca po përmirësojnë vaksinën për t’u siguruar që ata janë të gatshëm kundër çdo varianti të ri, raporton the week.

Deri më tani, Covid-19 ka mbytur rreth 2.26 milion njerëz në gjithë botën që nga shfaqja e tij e parë në Kinë në dhjetor 2019. Vetëm disa nga mijëra mutacione ka të ngjarë të jenë të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat