Numri i rrokaqiejve të rinj bie për 20 për qind për shkak të pandemisë

Bota

Numri i rrokaqiejve të rinj bie për 20 për qind për shkak të pandemisë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:09
Shkaktar konsiderohet ngadalësimi i ekonomisë si pasojë e pandemisë së koronavirusit, dhe masat që çuan në izolime totale

Numri i rrokaqiejve të rinj të ndërtuar në gjithë botën ka rënë për më shumë se 20 për qind më 2020, sipas të dhënave të publikuara nga organizata ndërkombëtare që merret me dizajnët e ndërtesave të larta, “CTBUH”.

Vitin e shkuar u kompletuan 106 ndërtesa më të larta se 200 metra, për dallim nga 133 sa ishin më 2019. Kjo është shifra më e ulët që nga viti 2014.

Shkaktar konsiderohet ngadalësimi i ekonomisë si pasojë e pandemisë së koronavirusit, dhe masat që çuan në izolime totale.

Kina, e cila tradicionalisht dominon këtë treg, ka përjetuar një vit të ngadalshëm. Në total u ndërtuan 56 objekte të reja të larta, vetëm një më pak se më 2019.

Ngadalësimi në Kinë, nuk u përcoll në vende të tjera. Dubai kompletoi më shumë rrokaqiej të rinj se një vit më herët, me kompletimin e 12 sosh. Edhe New Yorku u bë shtëpi e dy rrokaqiejve të rinj.

India e Meksika mirëpritën ndërtesat e tyre më të larta më 2020, ndërsa Londra kompletoi katër objekte më të gjata se 200 metra.

“CTBUH” ka thënë se pret që ndërtimi i rrokaqiejve të rinj të shpërthejë vitin tjetër, duke paralajmëruar mes 125 dhe 150 ndërtesa të larta më 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat