Brigjet e detit po shkatërrohen nga ngrohja

Bota

Brigjet e detit po shkatërrohen nga ngrohja

Më: 6 janar 2021 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Plazhet e Balit pushtohen nga plastika. Vetëm në fundjavën e parë të Janarit, u mblodhën nga rëra 90 ton mbetje plastike. Sipas ekspertëve kjo gjë po kthehet në një katastrofë natyrore që shkak ka dy faktorë kryesore, ndryshimet klimatike dhe menaxhimi i keq i mbetjeve plastike, duke sjellë kështu një krizë globale të ndotjes detare.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike The Guardian.

Autoritetet bëjnë të ditur se kjo situatë përsëritet shumë herë gjatë vitit dhe qeveria indoneziane në Prill të vitit të kaluar hartoi një strategji kombëtare për të përballuar krizën e mbetjeve plastike që mbërrijnë në brigjet e tyre, që godasin rëndë mjedisin dhe ekonominë e vendit.

Në dhjetëvjeçarin e fundit, sasia e mbetjeve plastike që duhen pastruar nga plazhet e Balit janë rritur ndjeshëm, gjë që korrespondon me rritjen e tepruar të përdorimit të plastikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat