​Mbi 81 milionë të prekur nga COVID-19 në botë

Bota

​Mbi 81 milionë të prekur nga COVID-19 në botë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Numri i njerëzve të infektuar nga koronavirusi në botë kaloi sot 81 milionë, sipas të dhënave të fundit nga worldometers.info.

Deri më tani, 1 milion e 769 mijë njerëz kanë vdekur dhe 57 milionë janë shëruar zyrtarisht.

Aktualisht janë 22 milionë raste në botë ose 99.5 për qind, dhe 105.000 ose 0.5 për qind janë në gjendje kritike.

Numri më i lartë i pacientëve është në SHBA, mbi 19 milionë, pasuar nga India me 10 milionë, Brazili 7 milionë, Rusia 3 milionë dhe Franca 2.5 milionë.

Gjithsej 1.770.254 njerëz kanë vdekur që nga shpërthimi i epidemisë në fund të vitit të kaluar në Wuhan të Kinës.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të vdekjeve – 340.878, pasuar nga Brazili me 190.861 dhe India me 147.940 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat