Stoltenberg: NATO është e gatshme të ndryshojë

Bota

Stoltenberg: NATO është e gatshme të ndryshojë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 21:21
Jens Stoltenberg

Pavarësisht se u diagnostikua me “vdekje truri” vitin e kaluar, NATO është gati të ndryshojë, tha sot kreu i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Ndërsa ministrat e Jashtëm zhvilluan diskutimet e tyre të para mbi një raport të ri që përshkruan idetë e reformës.

“Dokumenti me 67 faqe thekson se NATO është një aleancë e domosdoshme, por gjithashtu edhe nevojën për të vazhduar të ndryshojë dhe kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Midis rreth 140 sugjerimeve konkrete për reformimin e organizatën transatlantike  të sigurisë janë mënyrat për të forcuar rolin e saj si një vend, ku aleatët këshillohen reciprokisht me njëri-tjetrin për çështje të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat