Kelly Osbourne befason me transformimin e ri, shfaqet me flokë të gjatë të kuq në Londër

Bota e Yjeve

Kelly Osbourne befason me transformimin e ri, shfaqet me flokë të gjatë të kuq në Londër

Nga: A.M. Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 08:47
Kelly Osbourne

Kelly Osbourne ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të re në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Rolling Stone UK Awards”, e mbajtur të enjten mbrëma në Londër.

42-vjeçarja u shfaq me një transformim të dukshëm në pamje, duke prezantuar flokë të gjatë të kuq dhe një stil më dramatik, që nuk kaloi pa u vënë re nga të pranishmit.

Për këtë mbrëmje, Kelly zgjodhi një fustan të kaltër elegant nga stilistja Rebecca Vallance, me dekolte të theksuar, i cili i dha paraqitjes së saj një pamje glamuroze, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Kelly Osbourne
Image
Kelly Osbourne

Paraqitja e saj u bë një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes, ndërsa ndryshimi në stilin e flokëve dhe pamjen e përgjithshme e bëri atë të dallohej në mesin e të ftuarve.

Ceremonia “Rolling Stone UK Awards”, e mbajtur në ambientet e Roundhouse në Camden të Londrës, mblodhi emra të njohur të muzikës, filmit dhe televizionit britanik.

Image
Kelly Osbourne
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat