Ky është premtimi që bëri Fury pas fitores ndaj Seferit - Bota Sot
Ky është premtimi që bëri Fury pas fitores ndaj Seferit

Boksi

E mërkurë, 20 qershor 2018

Ky është premtimi që bëri Fury pas fitores ndaj Seferit

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 08:23
Tyson Fury

Tyson Fury premton një meç për titull bote deri në fund të këtij viti.

29 vjeçari britanik regjistroi rikthimin në ring pas më shumë se dy vitesh, duke mposhtur me lehtësi boksierin shqiptar Sefer Seferi.

Fury në fjalët e para pas fitores, ka deklaruar se kalibri i kundërshtarëve do të vazhdojë të rritet, ndërsa deri në fund të vitit do të ketë një luftë për titull bote.

“Kisha nevojë për disa raunde, siç keni mundur ta shihni nuk kisha nevojë të ngutesha, po argëtohesha paksa… kalibri i kundërshtarëve do të vazhdojë të rritet”.

“Frank (Warren) do të më mbajë të angazhuar dhe do ta kem një titull bote deri në fund të vitit, ky është një premtim”, ka deklaruar Fury pas duelit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test