Shqiptari Nuri Seferi humb ndeshjen e boksit në Afrikë, vendimi i gjyqtarëve… - Bota Sot
Shqiptari Nuri Seferi humb ndeshjen e boksit në Afrikë, vendimi i gjyqtarëve…

Boksi

E enjte, 16 gusht 2018

Shqiptari Nuri Seferi humb ndeshjen e boksit në Afrikë, vendimi i gjyqtarëve…

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 08:08
Nuri Seferi

Boksieri shqiptar Nuri Seferi edhe pse e ka mbyllur meçin me Taylor Mabika, ka humbur me vendim të gjyqtarëve. Seferi për të zhvilluar këtë meç kishte udhëtuar në Libreville të Gabonit, vendlindjen e Mabikas. Në Palais des Sports de Libreville, boksieri vendas e kishte mbështetjen e publiku, ndërsa ishte dominues në pothuajse të gjitha raundet përballë ‘Taysonit shqiptar’.

Seferi edhe pse tentoi disa herë të sulmojë dhe ta mbyll meçin para kohe, boksieri vendas ishte më i përgatitur, duke ia kthyer me të njëjtin ritëm, transmeton Tg. Dueli u zhvillua deri në raundin e fundit, për t’u vendosur nga gjyqtarët. Në fund me vendim të gjyqtarëve ndeshjen e vlefshme për titullin ‘WBC Francophone’ e fitoi Mbaika. Ai gëzoi jo pak tifozët që ishin mbledhur për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test