Çfarë shkruan shtypi rus për fitoren e Haxhi Krasniqit dhe humbjen e rusit? - Bota Sot
Çfarë shkruan shtypi rus për fitoren e Haxhi Krasniqit dhe humbjen e rusit?

Boksi

E enjte, 16 gusht 2018

Çfarë shkruan shtypi rus për fitoren e Haxhi Krasniqit dhe humbjen e rusit?

Nga: Kemajl Goca Më: 3 qershor 2018 Në ora: 13:17
Haxhi Krasniqi

Gazetat ruse me pak fjalë përshkruan fitoren e trimit shqiptar nga Kosova, Haxhi Krasniqit dhe për humbjen e rusit, Stanislav Kashtanov. “news.sputnik.ru” mes të tjera shkruan se “Kashtanov humbi luftën për titullin e kampionit sipas versionit të Bashkimit Evropian në boks”.  “vringe.com”, një portal rus shkruan se meçi është zhvilluar në “WEE Arena” në Bad Tolz të Gjermanisë, dhe u ballafaquan boksieri gjermano- kosovarë Robin Krasniqi (48-5, 17 KO) dhe ish shtetasi ukrainas Stanislav Kashtanova (36-3, 21 KO), ku Krasniqi fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve. Krasniqi punoj më mirë, duke u mbështetur kryesisht në goditje, reflekset e tij, goditi disa herë rëndë Kashtanovin. Vendimi i gjyqtarit: 117: 111, 116: 112 dhe 116: 113 në favor të Krasniqit.  Edhe mediat tjera ruse, si “championat.com”, “Sovsport.ru” raportuan pothuajse ngjashëm pë fitoren e madhe të Krasniqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test