Maliqi mposht serbin Knezhevic - Bota Sot
Maliqi mposht serbin Knezhevic

Boksi

E diel, 24 qershor 2018

Maliqi mposht serbin Knezhevic

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 22:20
Foto nga ndeshja

Meçi i shumë pritur mes shqiptarin Adrian Maliqi dhe serbit Darko Knezhevic është zhvilluar sot në kuadër të “Keta Fight Nights”. Meçi duhej të zgjaste 6 raunde, dhe këtë e kërkonte serbi Knezhevic. Maliqi ishte shumë i përgatitur për këtë ndeshje, gjë që e dëshmoi në duelin kundër Knezhevic.

Knezhevic ishte tërë kohën në mbrojte pasi që Maliqi ishte agresiv në sulm. Maliqi arriti ta rrëzoj Knezhevicin me nokaut në raundin e dytë. Kur filloi raundi i tretë, Maliqi filloi ngadale të lëshohet në sulm, shkruan insporti.

Ai nokautoi serbin dy herë gjatë raundit të tretë dhë bëri që ky meç të ndërpritet për shkaqe sigurie; serbi donte të vazhdonte meçin por gjyqtari i meçit e anuloi për të evituar ndonjë tronditje të mundshme që do të kishte pësuar serbi.

Maliqi tani ka bilanc prej 12 fitore dhe një humbje.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test