Demolli: Haxhi Krasniqi t’i kundërvihet rusit me forcë e goditje të forta - Bota Sot
Demolli: Haxhi Krasniqi t’i kundërvihet rusit me forcë e goditje të forta

Boksi

E mërkurë, 19 shtator 2018

Demolli: Haxhi Krasniqi t’i kundërvihet rusit me forcë e goditje të forta

Nga: Kemajl Goca Më: 1 qershor 2018 Në ora: 17:08
Latif Demolli

Boksieri i mirënjohur Haxhi Krasniqi nesër pretendon fitore kundër rusit Stanislav Kashtanov. Në “WEE Arena” në Bad Tolz afër Munihut do të zhvillohet meçi i vlefshëm për titullin më të lashtë të Evropës (EBU European Championship) në kategorinë super të mesme.

Gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli, tha se rusët kanë shkollën më të mirë të boksit në Evropë. Sipas tij, Haxhiu do të fitojë sepse është më i mirë. “Besoj se Haxhiut nuk do ta ketë problem për ta fituar titullin EBU.  Është fakt që do ta ketë vështirë, shpresojmë se do të fitojë, por mos të harrojmë se shkolla ruse në boks vlerësohet si më e mira në Evropë.

Haxhiu është punëtor i madh dhe do t’i kundërvihet me sukses rusit, do të boksojë me forcë, me goditje të forta, me goditje aperkat (të djathtën) e që ka armën më të fortë dhe do të triumfojë e të shpallet kampion Evrope. Krasniqi duhet të fitojë në rundet e para sepse siç dihet rusi mendon të fitojë me pikë.  Mendoj se Krasniqi do të fitojë para kohe dhe nuk do ta lërë punë me pikë të vendosin gjyqtarët”, tha Demolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test