Tyson Fury çudit me deklaratë për shqiptarin

Boksi

Tyson Fury çudit me deklaratë për shqiptarin

Më: 30 maj 2018 Në ora: 16:26
Tyson Fury

Boksieri i mirënjohur, Tyson Fury, e ka më së të qartë, se nuk do ta ketë të lehtë me shqiptarin Sefer Seferi.

“Jam duke e marrë atë shumë seriozisht. Kjo është një përballje botërore për mua. Të gjithë ata që vijnë të përballen me mua janë sfidë për titullin. Mendoj se është i mirë, mjaftueshëm i mirë.

Një njeri që ka 24 meçe dhe ka humbur vetëm një me pikë dhe nuk është nokautuar kurrë, nuk është i lehtë. Por, nëse mendoj që jam aq i mirë sa që jam, duhet ta mundi atë qetësisht”, ka thënë Fury. Përballja mes Fury dhe Seferit do të zhvillohet me 9 qershor në Manchester Arena, e vlefshme për peshat e rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat