Nurmagomedov mesazh McGregor: Herës tjetër dera e autobusit do jetë e hapur - Bota Sot
Nurmagomedov mesazh McGregor: Herës tjetër dera e autobusit do jetë e hapur

Boksi

E diel, 24 qershor 2018

Nurmagomedov mesazh McGregor: Herës tjetër dera e autobusit do jetë e hapur

Më: 28 maj 2018 Në ora: 07:20
Nurmagomedov

Të gjithë presin që dueli i peshës së lehtë mes ish-kampionit të botës Conor McGregor dhe kampionit aktual Khabib Nurmagomedov të ndodhë sa më shpejt, dy sportistë që duket se nuk kanë marrëdhënie të mirë mes tyre, sidomos pas incidentit me autobusin në Brooklyn, para eventii të UFC-223. Ai incident ka ndodhur në prill, por koha ecën shumë shpejt dhe ajo ka treguar se kjo përballje është pranë, duke parë edhe deklaratat që dy sportistët kanë dhënë herë pas here.

Ndërkohë që McGregor ka ende disa “beteja” ligjore për të zgjidhur në qershor, Khabib vazhdon të thumbojë irlandezin dhe t’i hedhë benzinë zjarrit. Së fundi, rusi ka polemizuar me McGregor duke e quajtur të papërgjegjshëm për veprimet që bën, por edhe e fton në duel.

“Kur ta shihni, i thoni: Conor, tani lojërat kanë ndryshuar dhe duhet të sillesh si një i rritur. Herës tjetër nuk do të ketë më një autobus të mbyllur, me roje sigurie brenda dhe jashtë tij. Tani dueht ta zgjidhësh atë problem i vetëm. Nëse nuk do, mjafton ta thuash, të gjithë do ta kuptojnë”, ka shkruar Khabin Nurmagomedov, që mban titullin e peshës së lehtë, pas fitores ndaj Al iaquinta në UFC-223.

Jo vetëm kaq, por rusi ka edhe rekordin e 26 fitoreve dhe asnjë humbje në kafaz në karrierën e tij, ndërkohë që ditët e fundit qarkullojnë zërat se kanë nisur bisedimet për një duel mes Khabib dhe McGregor. Irlandezi nuk duelon në kafaz që prej nëntorit të 2016-ës dhe gjatë kësaj kohe UFC-ja ia ka hequr të dy titujt kampionë që ka patur.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test