Kush është rusi para betejës me trimin shqiptar, Haxhi Krasniqin? Tregon më së miri Dreshaj

Boksi

Kush është rusi para betejës me trimin shqiptar, Haxhi Krasniqin? Tregon më së miri Dreshaj

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2018 Në ora: 18:17
Haxhi Krasniqi gjatë një dueli

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Haxhi Krasniqi, është gati për sfidën kundër rusit Stanislav Kashtanov, që do të zhvillohet me 2 qershor në “WEE Arena” në Bad Tolz afër Munihut. Këshilltarit i Haxhiut, Luan Dreshaj, tha se rusi është një boksier me përvojë, por Haxhiun e sheh favoritë. Dreshaj bëri me dije se Kashtanov është ndër boksierët më të mirë në Rusi.

Image

Luan Dreshaj

“Bota sot”: Luan Dreshaj,  kush është në fakt Kashtanov?

Luan Dreshaj: Stanislav Kashtanov është një ndër më të mirët në Rusi në kategorinë super të mesme, ndërsa Rusia aktualisht njihet për boksier superior në mbarë botën. Kashtanov e ka një karrierë shumë të pasur amatore edhe profesioniste, si profesionist në moshë të re është bërë Kampion WBC i Botës për junior, pastaj ka fituar disa tituj internacional si dhe në vitin 2012 e ka fituar titullin WBA të Botës për një periudhe interime, sepse Kampioni në fuqi i asaj kohe nuk e ka mbrojtur titullin kohë të gjatë. Pra këtu kemi të bëjmë me një kundërshtar me cilësi të lartë botërore, sikur që ishin Abraham, Cleverly apo Brähmer.

“Bota sot”: A e sheh Haxhiun favoritë në të gjitha aspektet, po ashtu e ka edhe si përparësi se gjithmonë njihet me qetësi në ring?

Luan Dreshaj: Po, unë e shoh favorit Haxhiun dhe besoj si çdo herë në fitoren e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat