Kosova kthehet me tri medalje nga Podgorica

Boksi

Kosova kthehet me tri medalje nga Podgorica

Nga: K.G. Më: 1 prill 2018 Në ora: 18:23
Boksierët e Kosovës

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, konfirmoi se, në turneun ndërkombëtar të boksit “Trofeu i Podgoricës”, Kosova  arriti t’i fitoi tri medalje. “Boksierët tanë treguan meçe të mira në turne dhe u kthyem me tri medalje.

Kosova kishte përfaqësuesin në +91 kg, Leonit Kuqi,  i cili humbi nga boksieri hungarez dhe u stolis me medalje të argjendtë, ndërsa me medalje të bronztë u stolisën: Fatlind Ternava (56 kg) dhe Drilon Thaçi (64 kg)”, tha Demolli. Selektori Shefki Bogujevci u nda i kënaqur me atë që treguan boksierët tanë, ndërsa gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli e ndau drejtësinë me sukses në këtë turne tradicional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat