Joshua provokon Wilderin

Boksi

Joshua provokon Wilderin

Më: 1 prill 2018 Në ora: 16:43
Foto Richard Heathcote

Britaniku Anthony Joshua u shpreh pas duelit se është gati për sfidën me Wilderin, kampionin e kategorisë WBC.  “Wilder,  vogëlush eja në një sfidë”, tha Joshua. Më tej, britaniku tha: “Mos dëgjoni të gjitha idiotësitë që thotë Wilder. Njerëzit që më njohin e dinë që unë nuk flas kot, nuk lëviz kot. ndaj do të ulemi për bisedime, menaxheri im do të bisedojë me menaxherin e tij Al Haymon dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Joshua, që shtoi gjithashtu se preferon të duelojë në vendlindjen e tij dhe jo të boksojë në Amerikë.

“Britania e Madhe është vendi ideal për të boksuar, që përfaqëson më të mirët në peshat e rënda, ndaj do të vazhdoj të boksoj këtu në të ardhmen”. “Kush nuk rrezikon nuk fiton asgjë. Tani le të shohim se çfarë do të na rezervojë pjesa e mbetur e 2018-ës. Unë e ftoj Wilder në duel dhe më pas le të shpërthejnë fishekzjarret”, u shpreh Joshua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat