E pabesueshme kush është kundërshtari i radhës për Joshuan

Boksi

E pabesueshme kush është kundërshtari i radhës për Joshuan

Më: 1 prill 2018 Në ora: 10:00
Alexander Povetkin

Anthony Joshua do të përballet me Alexander Povetkin.

Pas triumfit ndaj Joseph Parker dhe shpalljes kampion i unifikuar, tifozët e boksit duan të dinë se cili do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Anthony Joshuas.

Boksieri britanik tash i posedon titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO, ndërsa i vetmi që i mungon për t’u shpallur kampion i padiskutueshëm, është titulli që e posedon Deontay Wilder, WBC.

Jo rrallëherë, ‘AJ’ është kritikuar për emrat e përzgjedhur për të dueluar, pasi tifozët duan ta shohin me kundërshtarët më të përfolur të boksit.

Madje edhe kur e mposhti Wladimir Klitschkon, jo të gjithë ishin fascinuar, pasi ukrainasi ishte 41 vjeçar. Nga ana tjetër, promovuesi Eddie Hearn vazhdon t’u shmanget disa prej kundërshtarëve në kategoritë e peshave të rënda duke përzgjedhur emrat e duhur në kohën e duhur.

Ndërsa pas duelit ndaj Parker, ‘AJ’ do të ketë një tjetër përballje të detyrueshme, këtë herë nga WBA që do të thotë se duhet të përballet ndaj sfiduesit numër 1 në renditjet e WBA, Alexander Povetkin, i cili po të shtunën mbrëma pikërisht në Principality Stadium e nokautoi David Pricen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat