Bogujevci: Boksi është dëmtuar, si federatë na futen në një zyre të vogël

Boksi

Bogujevci: Boksi është dëmtuar, si federatë na futen në një zyre të vogël

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2018 Në ora: 18:53
Mehmet Bogujevci

Boksi nuk e ka trajtimin e duhur në shtetin e Kosovës, kështu mendon ish boksieri i mirënjohur Mehmet Bogujevci, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës. Ai ankohet se janë të dëmtuar shumë si sport me traditë dhe nuk kanë as kushte për punë, por i kanë futur në një zyre të vogël që mezi marrin frymë.

“Bota sot”: A ka padrejtësi ndaj boksit?

Mehmet Bogujevci: Shumë padrejtësi. Prej fillimit të organizimit të federatës dhe deri me sot, vazhdimisht jemi ballafaquar me pengesa dhe padrejtësi të ndryshme. Zyret na i kanë marrë dhe na kanë larguar, na kanë futur në një zyre të vogël edhe me marrë frymë nuk ke hapësirë se lere me punuar.  Përkundër sfidave të ndryshme, të brendshme dhe të jashtme, mendoj se kemi punuar mirë dhe kemi arritur këtu ku jemi. Prapë për shkak rregulloreve jemi të dëmtuar, të cilat nuk e di kush i ka punuar edhe kush janë ata që i kanë punuar dhe çfarë kualifikimesh dhe kualitetesh sportesh kanë. Ato rregullore janë të domosdoshme, por prapë më mirë është me pasur një rregullore të keqe se mos me pasur hiq dhe dhëntë Zoti e të përmirësohen ato. Në ato sporte që janë të dëmtuar është edhe boksi.

“Bota sot”: Për çfarë është dëmtuar boksi?

Mehmet Bogujevci: Boksi gjatë vitit ka 17-20 gara ndërkombëtare. Kemi së paku dy gara në muaj, e dinë se çfarë probleme ka për me udhëtuar jashtë, që nga vizat dhe mjetet materiale. Nuk di me çfarë me u marrë përpara: me viza apo mi siguruar mjetet materiale. Po futemi në muajin e katërt, këstin e katërt nuk e kanë qitur hiq Ministria e Sportit dhe për këtë vit nuk ka asgjë deri me tash. Duhet me marrë pjesë në gara, me bërë përgatitje, me u pajis me pajisje sportive, por duhen mjete dhe lutem që të bëhet mirë.

“Bota sot”: Donjeta Sadiku mbetet jashtë dhjetëshit të sportistëve gjatë kategorizimit të sporteve, a është dëmtuar?

Mehmet Bogujevci: Po. Është e pafalshme dhe nuk guxon mu dëmtuar një sportiste e re. Shpresojmë të përmirësohet rregullorja. Ministri i sportit Kujtim Gashi ka premtuar që do të rregullohet kjo punë dhe i jemi mirënjohës ministrit nëse e rregullon këtë punë. Mos të flasim andej, se më së keqi e kanë trajnerët e sportit dhe asnjë trajnerë i sportit nuk paguhet. Të gjithë janë vullnetarë dhe do t’i quaja heronj sepse e lënë keq familjen e vet, keq fëmijën e vet, për mi marrë të rinjtë e mi larguar prej rrugës dhe mi afruar në palestrat sportive dhe nuk i bie në mend asnjë komunës, që të mendoj pak për ata njerëz dhe ata që e edukojnë rininë, i shtinë me u marr me sport, i largojnë nga rruga, nga gjërat e këqija. Kjo është për t’u habitur.  Jo me iu paguar mundi, por pak një shenjë që mendon dikush për ta, të cilët që 20 vjet punojnë pa asnjë cent. Nuk ka më sport pa qenë profesionalizëm, pa qenë të paguar dhe me u marrë me at punë trajneri. Ai trajner që merret me atë punë me pasur rezultat dhe ai që vjen vullnetarisht është diçka tjetër,  lodhet nga ajo punë, duke lënë keq familjen e tij dhe duke u bërë mirë të rinjve. Pas luftës kemi formuar klubet, si në Podujevë, Klinë, Malishevë. Rahovec, Skenderaj, Kaçanik, Lypjan e shumë e shumë klube, që janë mbyllur dhe nuk funksionojnë sepse bartësit e klubeve apo trajnerët nuk janë paguar dhe nuk kanë mundur të merren shkaku i ekzistencës së familjes së tyre.

“Bota sot”: Kush e dëmtoi Donjeta Sadikun?

Mehmet Bogujevci: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat