Joshua rrëfen frikën më të madhe: Më tremb fjala humbje

Boksi

Joshua rrëfen frikën më të madhe: Më tremb fjala humbje

Më: 24 mars 2018 Në ora: 00:56
Anthony Joshua

Boksieri britanik Anthony Joshua është bërë nervoz kur është pyetur se çfarë mund të ndodhë në rast se ai e humbet duelin e 31 marsit ndaj Joseph Parker. Të dy boksierët janë të pamposhtur në ring dhe do të duelojnë për titujt kampionë bote në peshat e rënda, duke i unifikuar ato. Joshua u shpreh se është fokusuar totalisht te kjo sfidë dhe nuk i trembet as humbjes. “Në boks, fjala humbje të bën nervoz. Asnjë nga ne nuk dëshiron që t’i ikë shifra “0” e humbjeve. Nuk planifikon dhe nuk mendon se do të humbasësh. Në çdo sport tjetër mund të humbasësh dhe të rikthehesh te fitorja, këtu është e vështirë”, u shpreh Anthony Joshua në një intervistë për “Sky Sports” ,20 fitore dhe asnjë humbje si profesionist për britanikun.

I pyetor nëse e frikëson fjala “humbje”, britaniku pranoi se: “Po, pasi kjo fjalë është pjesë e sportit. Federer është i njohur i madh për fitoret, por askush nuk i njeh 10 njerëzit që mund ta kenë mundur më parë. Ndërsa në boks, ajo humbje mbetet përjetë në rekordet e tua. Humbja nuk përkufizon ato që ke arritur, por është mënyra se si lëviz për t’i arritur ato. Duhet të dish se ku po shkon”, u shpreh më tej boksieri britanik. Joshua shpreson të mbrojë titullin dhe të jetë protagonist në peshat e rënda edhe për një dekadë. “Jam 28 vjeç, Klitschko u tërhoq 40 vjeç, Mayweather në moshën 41-vjeçare, ndaj besoj se kam ende shumë për të dhënë. Nuk dua të largohem nga ky sport kaq shpejt. Nuk e bëj këtë gjë për famë, por sepse më pëlqen të boksoj”, tha Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat