Nokaut në raundin e dytë - debutimi i Armend Xhoxhajt në boksin profesionist

Boksi

Nokaut në raundin e dytë - debutimi i Armend Xhoxhajt në boksin profesionist

Më: 10 mars 2018 Në ora: 21:55
Armend Xhoxhaj debuton me TKO

Boksieri nga Prizreni Armend Xhoxhaj bëri debutimin në boksin profesionist, ndaj boshnjakut Mirnes Denandic, të cilin edhe e mundi me TKO në raundin e dytë.

Maçi u zhvillua në Durrës dhe Xhoxhaj kështu nisi karrierën si profesionist, duke hequr dorë përfundimisht nga amatorizmi, ku ka qenë kampion i shumëfishtë i Kosovës dhe pjesëmarrës në kampionat evropian dhe Lojërat Evropiane në Baku.

Kundërshtari i tij në meç ishte boshnjaku Mirnes Denadic (10 fitore, 7 humbje, 1 barazim, para këtij meçi). Xhoxhaj dukej superior ndaj kundërshtarit të tij qysh në fillimin e rundit të parë duke e rrëzuar 3 herë në dysheme Boshnjakun.

Xhoxhaj e fitoi meçin me nokaut teknik pasi 3 herë e rrëzoi në nokdaun kundërshtarin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat