Krasniqi pritet të luftojë për titull të Evropës

Boksi

Krasniqi pritet të luftojë për titull të Evropës

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 10:04
Robin (Haxhi) Krasniqi

Boksieri kosovar Robin (Haxhi) Krasniqi pritet të luftojë për titull të Evropës në muajt e ardhshëm

Robin Krasniqi pritet të përballet me rusin Stanislav Kashtanov, në meçin për titullin më të fortë të Evropës, atë të European Boxing Union (EBU) në kategorinë super të mesme.

Këtë titull aktualisht e mban francezi Hadillah Mohoumadi, ndërsa Kashtanov është sfidues zyrtar i tij.

Por Mohoumadi ka vendosur të heqë dorë nga titulli i Evropës për të luftuar për një titull rajonal në WBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat