Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, konfirmoi se me dy boksierë do të paraqiten në kampionatin Evropian për juniorë që mbahet në Albena të Bullgarisë. “Nesër kombëtarja e Kosovës udhëton për Bullgari për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për Juniorë nga data 17-26 shtator.
Kosova përfaqësohet nga 2 boksierë: 57 kg Erdonis Maliqi dhe60 kg Drilon Thaçi, të cilët janë përzgjedhur nga selektori Shefki Bogujevci. Gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli do te ndajë drejtësinë në këtë Kampionat Evropian”, ka thënë Demolli.