Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, konfirmoi se janë të gatshëm për turneun ndërkombëtar ‘Lah Nimani’ në boks. “Në fundjavë me 27- 28 maj (në palestrën ‘1 Tetori’ në Prishtinë) do të zhvillohet turneu. Në këtë turne do të marrin pjesë boksierë nga shumë shtete: Shqipëria, Greqia, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria e Maqedonia. Kosova përfaqësohet me dhjetë boksierë: 56 kg Shpejtim Bajoku, 56 kg Fitim Shala, 60 kg Jozef Rrasi, 60 kg Jeton Asllani, 60 kg Shpejtim Rrullani, 64 kg Flamur Sejfijaj, 64 kg Çlirim Zeka, 64 kg Albin Sejdiu, 75 kg Atdhe Delijaj dhe 75 kg Besart Pireva”, tha Demolli.