Kosova me 6 boksierë në Shkup

Boksi

Kosova me 6 boksierë në Shkup

Nga: K.Goca Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 13:59
Xhoxhaj gjatë një meçi

Kombëtarja e Kosovës është gati për turneun e madh ‘Gongu i Artë’ në boks. Zyra e Federatës së Boksit të Kosovës njofton se trajnerët kanë përzgjedhur boksierët më të mirë për këtë ngjarje. “Kosova do të marrë pjesë me 6 boksierë në turneun ndërkombëtar ‘Gongu i Artë’ në Shkup, e  cila mbahet me 10-13 nëntor. Kosovën do ta përfaqësojnë: Nikollë Rrasi (64 kg), Violant Sylejmani (64 kg), Besart Kurhasku (69 kg), Venhard Haziraj (69 kg), Armend Neziraj (75 kg) dhe Armend Xhoxhaj (91 kg). Xhoxhaj është fitues i ‘Gongut të Artë’ gjatë vitit të kaluar”, tha Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat